Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot për një vatër të re infeksioni me koronavirus në Elbasan duke zgjeruar kështu numrin e qyteteve të prekura. Duke përfshirë 8 rastet e sotme, Shqipëria numëron 23 persona pozitivë me koronavirus.
Gazetari Aldo Kozarja raporton për abcnews.al se i pari i konfirmuar si i infektuar me koronavirus në Elbasan është një 35 vjeçar, i cili ishte kthyer nga Italia 10 ditë më parë pasi kishte shkuar për të takuar tezen. 35 vjeçari i cili ndodhet i shtruar tek infektivi në Tiranë ka infektuar edhe prindërit e tij, 58 dhe 59 vjeç, të cilët tashmë janë vetëkarantinuar në shtëpinë e tyre në Elbasan.
Ndërkohë janë marrë të gjithë masat e nevojshme nga autoritetet për të parë dhe identifikuar personat që ai ka takuar dhe vendet që ka frekuentuar. /abcnews.al