Është radha e Premier League për të marë masat ndaj Coronavirusit. Federata Angleze ka vendosur që të gjithë lojtarët të testohen nëse janë të prekur nga virusi apo jo. Sipas Telegraph, kjo do të ndodhë pasi tre lojtarë kanë shfaqur simptoma të Covid-19, edhe pse emrat nuk bëhen të ditur.
Deri më tani ishte vendosur që ndeshjet e kësaj fundjave të zhvilloheshin me dyer të mbyllura, por me shumë mundësi ato do të shtyhen. Përgjigjja e analizave e këtyre tre lojtarëve pritet të dalë nesër dhe më pas e të gjithë protagonistëve të Premier League.
Gjithashtu edhe Spanja i pezulloi takimet për të paktën dy javë, derisa gjendja të qetësohet. E fundit ishte UEFA, e cila vendosi pezullimin e Champions League dhe Europa League. /abcnews.al