Coronavirusi ka prekur tashmë dhe botën e sportit. Përveç futbollit dhe basketbollit, edhe Formula 1 është infektuar nga Covid-19. Është skuadra e McLaren ajo që ka konfirmuar rastin e parë dhe është tërhequr nga gara e Australisë.
‘’Ekipi i McLaren konfirmon se do të tërhiqet nga gara e Australisë për shkak se një nga pjesëtarët e stafit ka dalë pozitiv me Coronavirus. Personi në fjalë është vetëizoluar sapo i filluan simptomat dhe tashmë do të kujdesen institucionet përkatëse këtu në Melburn’’, është deklarata zyrtare e McLaren.
‘’Të gjithë pjesëtarët e ekipit tonë do të futen në vetëkarantinohen për 14 ditë, kjo për të parandaluar përhapjen e virusit. Vendimi vjen për të mirën e të gjithëve dhe duhet të marim masat e nevojshme për të përballuar me sukses këtë situatë të vështirë’’, me këto fjalë mbyllet statusi në faqen e McLaren. /abcnews.al