Policia e Lezhës ka arrestuar dy persona që po bëheshin gati të trafikonin 613 kilogram lëndë narkotike. Pas marrjes informacionit, një numër i madh forcash rendi janë nisur për në fshatin Godull të Laçit duke mundësuar sekuestrimin e lëndës narkotike si edhe arrestimin e dy personave, njëri 60 dhe tjetri 28 vjeç, ndërkohë që është sekuestruar edhe një gomone.
Abcnews.al mëson se të arretuarisht janë Sefer Zela nga Mamurrasi dhe Roland Sula nga Thumana.
“Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur “Godull”, Kurbin, në një ambient në pronësi të shtetasit S. Z., gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 613 kg lëndë narkotike, e dyshuar cannabis sativa, si dhe në një ambient tjetër, po në pronësi të këtij shtetasi, gjetën dhe një gomone”, njofton policia.
Gazetari Gjergj Figuri tha për abcnews.al se dy shtetas kanë tentuar që të shënonin trafikimin e 613 kg të sekuestruara tashmë nga policia. Një 28 vjeçar banues në Thumanë dhe një 60-vjeçar është arrestuar nga Policia.
Operacioni policor në fillim ka arrestuar dy personat e dyshuar më pas në godinë është gjetur sasia e lëdnës narkotike. Ndërkohë gjatë kontrollit në shtëpi është gjetur edhe një armë zjarri. Sasinë e drogës po synonin ta trafikonin drejt Italisë duke përfituar nga situata dhe shpërqëndrimi i policisë dhe ushtrisë që tashmë janë duke verifikuar situatën e koronavirusit.
Gjithashtu ai sqaroi se është një zonë në të cilën përmes detit kanë vepruar ndër vite trafikantë. Është një zonë shumë e veçaur, mund të temi se ka pasur raste dhe tentativa, më parë janë gjetur sasi të lëndëve narkotike në breg të detit. Kjo zonë nuk përdoret si zonë tursisktike për shkak të problematikës që ka me mbetjet.
Njoftimi i plotë
Kurbin, Lezhë
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Godull”.
Goditet një tjetër rast i tentativës së trafikimit të lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje.
Operacioni, nga Drejtoria e Policisë Kufitare Durrës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë dhe Komisariatin e Policisë Kurbin.
Sekuestrohet një gomone, lëndë narkotike e armë gjahu.
Vihen në pranga 2 shtetas.
Në përmbushje të një ndër prioriteteve kryesore, atij të parandalimit, evidentimit dhe goditjes së veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se dy shtetas dispononin një sasi lëndë narkotike gati për ta trafikuar, punonjës të Policisë Kufitare, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë dhe me Komisariatin Kurbin, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të “Godull”.
Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi shtetasve:
-S. Z., 60 vjeç, lindur në Durrës dhe banues në Kurbin;
-R. S., 28 vjeç, banues në fshatin Thumanë;
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur “Godull”, Kurbin, në një ambient në pronësi të shtetasit S. Z., gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 613 kg lëndë narkotike, e dyshuar cannabis sativa, si dhe në një ambient tjetër, po në pronësi të këtij shtetasi, gjetën dhe një gomone.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit S. Z., është gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu dhe 13 fishekë.
Nga veprimet e para hetimore rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin do trafikonin lëndën narkotike.
Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan për ndjekje të mëtejshme, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “Trafikim i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”.

