Qeveria ka urdhëruar ndalimin e grumbullimeve publike me qëllim minimizimin e mundësisë së përhapjes së koronavirusit, ndërkohë që tek Posta Shqiptare në Fier ende pensionistët vazhdojnë të grumbullohen duke mos respektuar asnjë rregull mbrojtës.
Gazetarja Valbona Davidhi raportoi për abcnews.al se po njëlloj si dje, edhe mëngjesin e sotëm, pranë sporteleve të saj janë mbledhur përsëri një numër i madh të moshuarish për të dorëzuar kartat e identitetit dhe adresat me qëllim marrjen e pensionit.
Gjithçka ka ardhur pas njoftimit nga Posta Shqiptare se pensionet do të shpërndahen një shtëpitë e të moshuarëve, por për këtë duhet fillimisht dorëzimi i adresave dhe kartës së identitetit.
Por, ndërkohë që duhej të shmangte radhët, ky veprim i ka shtuar edhe më tepër ato pasi të moshuarit janë ngjitur me njeri-tjetrin, të pamaskuar duke rritur mundësinë e infektimit. /abcnews.al