Bashkia e Fierit dhe e Elbasanit mbrëmjen e kësaj të marte në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit kanë nisur procedurën e dezinfektimit.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se me urdhër të kryebashkiakëve ka nisur dezinfektimi i ambjenteve publike, parqeve dhe rrugëve.
Mësohet se procedura e dezinfektimit, në këto qytete po kryhet sipas të gjitha standarteve profesionale, duke garantuar kështu efikasitet të plotë.
Ndërkohë deri më tani në vendin tonë janë kornfirmuar 10 raste te prekur me koronavirus dhe mbi 100 të tjerë po verifikohen./abcnews.al