Federata Maqedonase e Futbollit ka bërë njoftim zyrtar sa i takon situatës aktuale të Koronavirusit, duke mbyllur shkollat dhe të gjitha vendet publike. Kjo do të thotë se dhe ndeshja e Nations League mes Maqedonisë dhe Kosovës, do të luhet pa tifozë.
Kjo sfidë është gjysmëfinalja e Nations League, me të dyja ekipet që synojnë një biletë për në Euro2020 falë kompeticionit të ri, raporton Gazeta Olle. Përfaqësuesja dardane nuk do të ketë të pranishëm tifozët e saj, që kanë qenë të shumtë thuajse në të gjitha ndeshjet e tyre./abcnews.al