Blogerja e famshme italiane Chiara Ferragni dhe partneri i saj, reperi Fedez kanë thënë se do të bëjnë një donacion për spitalin San Raffaele në ndihmë të trajtimit të rasteve me koronavirus. Përveç kësaj, ata kanë hapur një llogari në GoFundMe për të mbledhur sa më shumë donacione për këtë kauzë.
Dhe çudia ndodhi! Në vetëm gjysmë dite në këtë llogari janë grumbulluar më shumë se 2 milion euro. Chiara e ka ndarë lajmin në Instagram duke i falënderuar të gjithë për kontributin.
“Mbi 2 milion euro dhe më shumë se 112.000 donacione brenda gjysmë dite. Kjo është fuqia e rrjeteve sociale kur përdoren në mënyrën e duhur. Jam shumë krenare për ju! Le të vazhdojmë me donacionet dhe të bëjmë ndryshimin”, -ka shkruar blogerja./abcnews.al