Kryeministri Edi Rama ka replikuar me ish-kryeministrin Berisha në parlament lidhur me dy tema të nxehta të aktualitetit. Universiteti i Tiranës dhe Teatri Kombëtar sollën përplasjen Rama- Berisha, ku kreu i ekzekutivit insiston në vendimin e tij duke i quajtur ankesat ato të një vendi jo normal. Për Sali Berishën, Teatri Kombëtar është vlerë e gjithë shqiptarëve.
Me kreun e Partisë Demorkatike Lulzim Basha në Hungari me ftesë të Viktor Orban për pjesëmarrje në samitin e Komitetit Ekzekutiv të CDI, indinjatës së kreut të ekzekutivit, Edi Rama, për shqetësimin dhe mërzinë e intelektualëve, i erdhi ish-kryeministri Sali Berisha.
Edi Rama: “Na qenka fyer çdokush që ka studiuar në Universitetin e Tiranës, për shkak të qëndrimit tim”.
Sali Berisha: “Shqiptarët panë kreun e të gjithave në Shqipëri, që ka ndërmarrë një sulm frontal kundër elitës së kombit”.
Kështu nisi debate, i cili shpejt mori doza ironie, batutash dhe cinizmi me objekt artistët shqiptarë.
Edi Rama: “Nga se vuajnë aktorët? Për çfarë? Mos duhet t’u shpërndajë qeveria rolet. Keni parë ndonjëherë në ndonjë vend normal, që aktorët të ngrihen sa herë flitet për mure dhe sa herë flitet për kartonxhez? E keni kthyer këtë këtu në një teatër, ku jeni njësoj si ata aktorët që zihen për muret, ndërkohë që fatkeqësia e tyre është që nuk ka role”.
Muret dhe kartonxhezin me historik dhe vlera kombëtare, Sali Berisha e vuri përballë kullave.
Sali Berisha: “S’merr vesh as nga ekonomia, as nga proceset e as nga asgjë. Di vetëm me vjedhë. S’mund të gënjesh ti artistët. Atje ke parashikuar kullën 45-katëshe. Ke planifikuar për vete të marrësh katër pesë kate të mira njëherë”.
Kryeministri zgjodhi të vërë vulën.
Edi Rama: “Ne teatrin e ri do kombëtar do ta mdërtojmë dhe godinën e re do ta shembim, që ta keni shumë të qartë. Dhe aty do të krijojmë hapësirën e re europiane për të dhënë shfaqje, për të bërë teatër dhe për të parë teatër. Qoftë ligji i ri i arsimit të lartë, qoftë reforma në arsimin e lartë, qoftë universiteti, qoftë teatri i ri, qoftë rruga e re për tetarin dhe për kulturën nuk do ndalen prej jush”./abcnews.al