Tirana ia dha mesazhin një ditë më parë: Kukësi duhet të fitojë me çdo kusht kundër Skënderbeut në Korçë sot, nëse do titullin kampion. Verilindorët janë nën presion, ndërkohë që kanë edhe mungesat ë rëndësishme si ato të sulmuesit Vasil Shkurtaj, mbrojtësit Olsi Teqja dhe anësorit të majtë, Emiljano Musta.
Trajneri Orges Shehi duhet të gjejë zgjidhjet e duhura, kurse nga ana tjetër Ilir Daja ka një grup të plotë dhe kërkon të shfrytëzojë momentin e mirë që skuadra e tij po kalon. Kështu, një fitore sot e barazon me Laçin e vendit të tretë në klasifikim. Korçarët do bëjnë gjithçka që t’ia realizojnë këtë objektiv.
Takimi tjetër, që luhet po në orën 18:00, është po aq emocionues dhe i rëndësishëm. Vllaznia pret në Shkodër Partizanin, që në fazën e parë ia ka dalë të marrë pikët e plota. Shkodranët kanë nevojë për pikë, sikurse edhe “demat e kuq”. Humbja është e palejueshme për të dyja ekipet, ndaj edhe pritet një ndeshje shumë e fortë në “Loro Boriçi”. /abcnews.al