Tirana dhe Laçi janë gati. Trajneri Emanuel Egbo i ka dhënë fund dilemave për atë që do të luajë në të majtë të sulmit. Në vend të Cale luan i riu Ismajlgeci, kurse pjesa tjetër e formacionit është ajo e zakonshmja, me Vangjelin që kthehet krah Muçës në qendër të prapavijës.
Laçi nuk ka Nwabueze titullar dhe në vend të tij aktivizohet Dembakwi Yomba, i cili debuton si titullar në Superiore. Cungu ka preferuar Selmanin këtë herë në vend të Gjonit, kurse pjesa tjetër e mbrojtjes dhe mesfusha janë të zakonshmet e bardhezinjve.
TIRANA: Lika, Doka, Muça, Vangjeli, Hoxhallari, Batha, Çelhaka, Cobbinah, Torassa, Ismajgeci, Ngoo. Trajner: Emanuel Egbo
LAÇI: Stajila, Fangaj, Ignjatovic, Selmani, Turkaj, Shehu, Lushkja, Deliu, Xhixha, Greca, Dembakwi Yomba. Trajner: Armando Cungu. /abcnews.al