Eksperti për çështjen e Ballkanit, Daniel Serwer ka deklaruar se Kosova duhet të jetë e gatshme që të të largohet nga një marrëveshje e keqe, madje edhe nëse ajo mbështetet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një intervistë të dhënë për “Koha ditore”, ai është shprehur se marrëveshje të keqe e ka kualifikuar çfarëdo ujdie, e cila do të kishte implikime në shkëmbimin e territoreve dhe popullsisë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ndërkohë në lidhje me ndryshumet në politikën amerikane, Serwer ka theksuar se Administrata e Trumpit e ka bërë të qartë publikisht se do ta pranonte shkëmbimin e territoreve, gjë të cilën Administratat e mëparshme e kishin përjashtuar.
Ish-diplomati amerikan në Itali, ka deklaruar se Grenell dhe Palmer angazhohen për atë formulë./abcnews.al

