Sipas MeteoAlb: Vranësira të shpeshta dominojnë të gjithë territorin duke gjeneruar reshje të përkohshme shiu e dëbore në zonat Jugore ndërsa reshje të izoluara, priten në Qendër dhe Veri.
Mesdita zhvendos vranësirat drejt kufirit Lindor duke bërë që pjesa më e madhe e vendit të kalojë në kushtet e kthjellimeve deri në mbrëmje kur moti i kthjellët dominon të gjithë Shqipërinë.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie me 2 – 3°C gjatë mëngjesit, ndërsa një rënie të lehtë do të shënojnë orët e mesditës.
Era do fryjë mesatare dhe herë pas here e fortë, me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Verilindor ndërsa në det dallgëzimi forcohet mbi 4 ballë.
Moti – E premte, 16 shkurt 2018
Sipas MeteoAlb: Që në orët e para të ditës, kthjellimet dominojnë të gjithë territorin shqiptar.
EDHE pasditja vijon nën ndikimin e motit të kthjellët por të ftohtë në të gjithë vendin; kushte që mbeten dominante edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të ruajnë ulen lehtë gjatë orëve të mëngjesit, por rritje prej të paktën 3°C, do të shënojnë vlerat termike të mesditës.
Era do të fryjë kryesisht mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verilindor duke bërë që në det dallgëzimi të ulet në 2 ballë./abcnews.al