33% e tenderëve zhvillohen pa garë, KLSH: 1.6 mld lekë dëme nga abuzimet me prokurimet publike

schedule12:09 - 7 Mars, 2020

schedule 12:09 - 7 Mars, 2020

Abuzimet me Prokurimet Publike mbeten shumë të larta në ekonominë shqiptare.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se gjatë periudhës janar-dhjetor 2019  dëmi ekonomik në fushën e prokurimeve kap vlerën e 1.6 mld lekëve. Por më i rëndë është fakti se në garat e hapura për projekte të ndryshme mungon pothuajse totalisht konkurenca. Në bazë të auditimit të KLSH rezulton se në 33% të tenderave ka marë pjesë vetëm një garues i cili më pas ka rezultuar fitues.

Nisur nga kjo, KLSH ka rekomanduar ndryshim ligjor në lidhje me vlefshmërinë e procedurave të prokurimit me jo më pak se dy operatorë ekonomikë pjesëmarrës që plotësojnë kriteret e kualifikimit, me qëllim rritjen e konkurrencës së pjesëmarrjes dhe efektivitetit të përdorimit të fondeve publike. Në raport theksohet se dëmi është konstatuar si në fazën e zhvillimit të procedurave të prokurimit, ashtu edhe në fazën e zbatimit të kontratave apo dorëzimit të punimeve.

Probleme janë konstatuar në dokumentacionin që operatorët  përgatisin e dorëzojnë  ku mungon shpesh vlerësimi teknik, llogaritja e vlerës së kontratës si dhe zbatimi i saj nga operatorët. Sipas KLSH, shkeljet më të mëdha në realizimin e procedurave të prokurimit që lidhen me plotësimin e kritereve të kualifikimit, në skualifikimet e ofertuesve.

Gjithashtu lidhen edhe me ofertat anomalisht të ulëta që kanë rezultuar në Agjensinë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së mbetjeve, QSUT si dhe në Operatorin e Sistemit të Trasmetimit. Ndërsa shkeljet në zbatimin e kontratave zënë edhe peshën më të madhe të dëmit në buxhetin e shtetit në masën 1,2mld lekë.

Shkeljet e këtij grupimi fillojnë me problemet ne lidhjen e kontratave, aktet e marrjes në dorëzim, si dhe në mungesa apo problematika në kryerjen e punimeve të ndërtimit. Në këtë pjesë të shkeljeve Autoriteti Rrugor Shqiptar rezulton të jetë institucioni më problematik me një dëm në buxhet që vlerësohet rreth 611.6 mln lekë.

 

Shkelje në realizimin e procedurave të prokurimi

Agjenisa Kombëtare e Ujsjellës Kanalizimeve            299,1 mln

Qëndra Spitalore Universitare Nënë Tereza                    104,4 mln

Operatori i Sistemit të Transmetimit                                    6,8 mln

ALBPETROL                                                                                      2.5 mln

 

Shkelje në zbatimin e punimeve

Autoriteti Rrugor Shqiptar                                       611, 6 mln

Qëndra Spitalore Universitare Nënë Tereza         152,7  mln

Agjencia Kombëtare e Ujësjellës

Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së                       177,4 mln
Mbetjes

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!