Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjashtë vite nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK/ Krasniqi: Ende nuk ka një strategji, çdo ditë e humbur është një dëm i madh

schedule17:23 - 5 Nëntor, 2026

schedule 17:23 - 5 Nëntor, 2026

Njohësi i zhvillimeve politike, Dardan Krasniqi, ka komentuar në emisionin “Balkan Update” në ABC News procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë.

Krasniqi u shpreh se kjo datë rikthen në kujtesë arrestimin e ish-krerëve të UÇK-së, të cilët, pavarësisht verdiktit të fundit, vijojnë të qëndrojnë prej gjashtë vitesh në burg.

Ai theksoi se ende nuk ka një strategji të qartë për mënyrën se si do të vazhdohet me mbrojtjen e tyre, ndërsa shtoi se vonesat në procesin e Apelit nuk i shërbejnë këtij qëllimi.



“Po bëhen gjashtë vite dhe kjo datë na sjell në kujtesë arrestimin. Pavarësisht verdiktit të fundit, ata janë gjashtë vite në burg. Ende nuk ka një strategji të qartë se si do të vazhdohet me mbrojtjen e tyre. Kjo nuk do të duhej të lejohej në asnjë rrethanë. Tashmë Kosova është futur në një rrethanë të panjohur. Këto vonesa nuk i shërbejnë qëllimit. Çdo ditë e humbur është humbje për ata apo për strategjinë e Qeverisë së Kosovës. Çdo ditë e humbur është një dëm i madh. Apeli po zvarrit çështjen”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!