Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksioni i veteranëve në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, Syla: Rikthimi i ligjit në Kuvend, i qëllimshëm nga Kurti

schedule17:28 - 5 Nëntor, 2026

schedule 17:28 - 5 Nëntor, 2026

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazment Syla, foli për aksionin e veteranëve përpara godinës së BE-së në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Në emisionin “Balkan Update” në ABC News, ai tha se aksioni ishte një shprehje solidariteti me bashkëluftëtarët e tyre, ndërsa paralajmëroi se në të ardhmen do të organizojnë edhe protesta të tjera kundër vendimeve të Gjykatës Speciale.

“Ishte një solidarizim me bashkëluftëtarët tanë. Në të ardhmen do të mbledhim strukturat e organizatës sonë. Kemi shprehur pakënaqësitë tona. Shteti duhet ta trajtojë këtë çështje më me seriozitet. Do të vijojmë protestat kundër vendimit të Gjykatës Speciale. Qasja e gjykatës po shihet. Por shqetësimi është edhe se shteti në Kosovë po largon vëmendjen. Ne jemi të bindur që ligji në Kuvend është kthyer për t’u dobësuar. Rikthimi i ligjit në Kuvend është i qëllimshëm nga Kurti”, tha ai.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!