Publikimi i draftit të Komisionit të Venecias, reagon ambasada e SHBA

schedule21:18 - 6 Mars, 2020

schedule 21:18 - 6 Mars, 2020

Ambasada e Shteteve të Bashkuara përmes një deklarate për shtyp thotë se të gjitha palët duhet të respektojnë procesin e Komisionit të Venecias, përfshi kërkesën e tij për konfidencialitet, të projekt opinionit deri sa të finalizohet.

Më tej në deklaratën e saj ambasada amerikane, po ashtu thekson se mirëpret edhe vendimin e qeverisë, për të mos marrë veprime të mëtejshme lidhur me legjislacionin që po diskuton Komisioni i Venecias, derisa opinioni i saj të finalizohet.

“Duhet të qëndrojmë të përqendruar tek ajo që ka më shumë rëndësi – sundimi i ligjit dhe e ardhmja e Shqipërisë në Evropë”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e ambasadës amerikane.

Deklarata e plotë: 

“Nxisim të gjitha palët që të respektojnë procesin e Komisionit të Venecias, përfshi kërkesën për konfidencialitet të projekt-opinionit deri sa të finalizohet. Mirëpresim vendimin e qeverisë për të mos ndërmarrë veprime të mëtejshme lidhur me legjislacionin përkatës derisa opinioni të finalizohet.

Po ashtu mirëpresim deklaratën e bërë nga Presidenti Meta gjatë konferencës së tij për shtyp me Presidentin e Bullgarisë, duke afirmuar rëndësinë e një vendimi pozitiv nga BE për të hapur negociatat drejt anëtarësimit për Shqipërinë.

Duhet të qëndrojmë të përqendruar tek ajo që ka më shumë rëndësi – sundimi i ligjit dhe e ardhmja e Shqipërisë në Evropë“./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!