Meta i përgjigjet Ruçit: Duhet të vendosësh me shtetin e së drejtës apo grupin mafioz

schedule13:00 - 6 Mars, 2020

schedule 13:00 - 6 Mars, 2020

Në një konferencë për shtyp Presidenti Ilir Meta sqaroi letrën për komisionerin Varhelyi, të cilit i shprehu shqetësimin për situatën e krijuar me maxhorancën për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Meta theksoi se letrën nuk e dërgoi për të bllokuar procesin e integrimit ashtu sikurse u aludua nga qeveria, por për të sqaruar KE.

Ndërkaq, gjatë fjalës së tij, kreu i shtetit iu përgjigj edhe kryeparlamentarit Gramoz Ruçi. Më herët gjatë ditës së sotme, Ruçi u pyet nga gazetarja Esiona Konomi për situatën ku është përfshirë Presidenti i Republikës në raport me qeverinë, të cilën e akuzon për grusht shteti ndaj institucioneve kushtetuese. Ruçi tha se marrëdhëniet e tij me Presidentin i ka përcaktuar Kushtetuta dhe e pret kreun e shtetit në Kuvend.

Gjatë fjalës së tij Meta theksoi se beson që Kryeparlamentari do të kërkojë hetim për çështjen e ministres së Drejtësisë, ndërsa i kërkoi atij të pozicionohet në anën e shtetit të së drejts apo në anën e gruppit mafioz.

Po dëgjoja kryetarin e Kuvendit dhe kam një pyetje miqësore, instutucionale dhe shoqërore pse duhet të krijohet kjo situatë kur Presidenti në kohën e duhur i ka kërkuar bashkëpunim, dualitet kushtetues të mos shkelim e dëmtojmë kushtetutën, të veprojë sa më shpejt për anëtarin e parë të Kushtetueses, që Presidenti të bënte veprimin tjetër dhe nuk kam marrë asnjë përgjigje përkundrazi, të hënën 3 orë para se të vendosnin për dy vakancat, ka bërë një mesazh publik që e ka marrë vesh çdo deputet dhe cdo qytetar. Por besoj ai do të kërkojë hetim për këtë çështjen e Ministrisë së Drejtësisë, se e kupton fare mirë që është vepër e patolerueshme, dhe ndoshta ka patur idenë se është publikuar nga KED. Faktet e reja që ndodhën kërkojnë analizë nga Kuvendi për t’u pozicionuar në anën e shtetit të së drejtës, apo të një grupi mafioz që po asgjëson edhe atë pak legjitimitet që i ka mbetur kuvendit”, u përgjigj Meta.

I pyetur më tej nëse nëse data 15 mars është e panegociueshme, lënë si afat për reflektim nga ana e shumicës, në të kundërt do të shkonte në Parlament, duke nënkuptuar kerkesen per shperndarjen e tij, Presidenti tha: “Integriteti i Gjykatës Kushtetuese është vijë e kuqe, e kuqe flakë, e patë uraganin kuqezi”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!