Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia ka publikuar një audio-përgjim të regjistruar në Qendrën Shëndetësore nr.8 në Tiranë. Nga biseda e drejtoreshës së kësaj qendre me stafin kuptohet se ka një mungesë të mjeteve mbrojtëse kundër koronavirusit.
Në debatin e përgjuar, mjekët ankohen se nuk kanë nuk kanë maska, as alkool, ndërsa drejtoresha Blerta Berberi nuk përjashton mundësinë që të marrin raki nga shtëpia.
“Kush ka mundësinë të bisedojë me një mjek, e kupton menjëherë se të ashtuquajturat masa të qeverisë kundër koronavirusit te ri janë vetëm propagandë. Më të pambrojturit janë mjekët. Deri kur ne bëmë publike të vërtetën se Qendrat Shëndetësore janë të papërgatitura, atje mungonin edhe masat më elementare. Video e vërteton plotësisht këtë. Për fat të keq, Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore nr.8 Blerta Berberi provoi se është një militante partiake që, në vend të shqetësohet për personelin mjekësor dhe qytetarët, u kërkon llogari mjekëve pse komunikojnë me opozitën për t’u thënë qytetarëve të vërtetën”, shkruan Spahia.
Lidhur me këtë gazetarja e Abc News, Ajgena Korbi, pyeti gjatë në konferencën për shtyp përfaqësuesen e Tas-Forcës, Egugena Tominin e cila u shpreh: “Ju jeni në dijeni se rreth 12 milion maska janë shpërndarë dhe nuk ka asnjë mungese maskash në asnjë nga hallkat e nivelit të sistemit shëndetësor”.
Pjesë nga debati:
Mjekja: Pa alkool, pa ujë e di si kemi qenë këto ditë?! Të marrim raki nga shtëpia.
Drejtoresha: Po merreni, dezifektantë të ndryshëm…
/abcnews.al