Premier League ka marrë masa ndaj koronavirusit. Në ndeshjet e kësaj fundjave në ishull nuk do të ketë më shtrëngime duarsh mes lojtarëve të dy skuadrave dhe arbitrave të ndeshjes.
Ky vendim është marrë deri në një lajmërim të dytë të Ligës angleze të futbollit. Takimi mes lojtarëve është një zakon që ndodh në çdo kampionat, por në Premier League nuk do të ndodhë më, për momentin.
“Koronavirusi përhapet përmes hundës dhe duarve, por ai mund të përhapet edhe nga shtrëngimi i duarve. Lojtarët dhe drejtuesit e garës do vazhdojnë të zbatojnë protokollin e ndeshjeve, por evitohet shtrëngimi i duarve mes tyre dhe me arbitrat“, lexohet në komunikatë. /abcnews.al
The Premier League fair-play handshake will not take place between players and match officials from this weekend until further notice based on medical advice
Full statement: https://t.co/m1owLqUol8 pic.twitter.com/DkvzRyePzX
— Premier League (@premierleague) March 5, 2020