Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka zhvilluar një takim në Bruksel me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Sipas njoftimit të zyrës së saj të shtypit, ministrja e Mbrojtjes po merr pjesë në takimin dy ditor të ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s.
Xhaçka e ka njohur sekretarin Stoltenberg, me rritjen e angazhimit të Shqipërisë, në të gjitha misionet e NATO-s e BE-së, si dhe ambicien që 2% Prodhimit të Brendshëm Bruto t’i dedikohet fushës së mbrojtjes, brenda vitit 2024.
Po sipas njoftimit të zyrës së shtypit të Ministrisë tonë të Mbrojtjes, Stoltenberg, vlerësoi këto angazhime të Shqipërisë dhe profesionalizmin e ushtarakëve tanë./abcnews.al
Bruksel/ Ministrja Xhaçka merr vlerësimet e sekretarit të NATO-s
schedule15:58 - 14 Shkurt, 2018
schedule 15:58 - 14 Shkurt, 2018