PSG u tregua e pamëshirshme ndaj Lyon mbrëmjen e djeshme. Kampionët e Francës triumfuan me përmbysje, me shifrat 1-5 dhe vendasit u tërbuan, me drejtorin sportiv Juninho që në fund të ndeshjes goditi me shkelm derën dhe ofendoi videon analistin dhe stafin e PSG.
Në fushë skenën e mori Kylian Mbappe, i cili në portën e Lyon ia doli të shënonte tre gola. Njëri prej tyre ishte spektakolar, ai që i çoi shifrat në 1-3 për skuadrën e kampionit të botës, që shkoi në finalen e Kupës së Francës.
Is this Mbappé's best goal so far?
Who did it best, the French star or Ronaldinho at the Bernabéu?#mbappe #CoupedeFrancepic.twitter.com/jmaRPno1Zq
— Betway ZA (@Betway_za) March 5, 2020
Në minutën e 70-të, Mbappe “ndezi motorët” dhe mori topin në udhëheqjen që në gjysmëfushën e skuadrës së tij dhe iu drejtua portës së Lyon. Askush nuk ia doli ta ndalte sulmuesin, i cili më pas mposhti dhe portierin, duke mahnitur tifozët në stadium dhe të gjithë ata që po e ndiqnin ndeshjen direkt përmes TV-së. /abcnews.al