Autoambulancat rikthehen tek gjimnazi “Janaq Kilica” në Fier: Një nxënëse nxirret me barrelë

schedule09:03 - 5 Mars, 2020

schedule 09:03 - 5 Mars, 2020

Helmohen sërish nxënësit e shkollës “Janaq Kilica” në Fier.

Drejtoria ka hapur shkollën sot pas helmimit të djeshëm, por sërish nxënësit kanë ndjerë probleme shëndetësore.

Gazetarja Valbona Davidhi raporton për abcnews.al se pranë shkollës kanë ardhur autoambulancat për të marrë nxënësit e helmuar.

Pasi kanë mësuar helmimin e fëmijëve të tyre, një numër i madh prindërish janë rikthyer sot në shkollë duke hyrë në klasa të shqetësuar.

“Më thirri vajza sërish në telefon sepse kishte sërish probleme me frymëmarrjen sot. Kishte shenja ankthi. E mora e nxorra vetë jashtë. Jemi të trembur”, shprehet një prind për Abc News.

Një ditë më parë, 60 nxënës të gjimnazit “Janaq Kilica” u dërguan me shenja helmimi në spital pasi ndjenë marrje mendësh, patën të vjella dhe probleme me frymëmarrjen.

“Është një rast misterioz., Të gjithë gazetarët ishin këtu për të parë nëse do fillonte mësimi normalisht. Por kur ka filluar ora e parë, një autoambulancë ka ardhur sërish duke marrë një vajzë me shenja helmimi.

Prindërit kanë ardhur sërish në shkollë duke hyrë në ambientet e saj për të parë fëmijët. Ka patur një sherr mes autoriteteve të shkollës dhe prindërve, të cilët u futën brenda për të kërkuar llogari për çfarë nbdodhi”, raporton gazetarja.

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini tha se do të merren masa menjëherë duke shtuar numrin e kamerave dhe rojeve, por duket se gjithçka ka dështuar për të mbrojtur shëndetin e nxënësve. /abcnews.al