Ylli i Chelsea, Willian, ka refuzuar rinovimin me Blutë e Londrës. Kontrata e sulmuesit anësor skadon këtë verë dhe braziliani ka vendosur të largohet me parametra zero.
Chelsea i ofroi rinovim dy vjeçar dhe me një përmirësim page, por Willian nuk është tunduar dhe ka vendosur të refuzojë. Mediet britanike kanë zbuluar edhe arsyen e këtij refuzimi.
Siç raporton “The Sun”, Willian dëshiron të ribashkohet me trajnerin portugez, Jose Mourinho. Ekipi i Tottenham nuk ka shumë alternativa në sulm dhe Willian me parametra zero, do të ishte një afrim i goditur./.abcnews.al