Teuta ndëshkon Partizanin dhe është sërish Sherif Kallaku që realizon. Mesfushori, i cili dje ka festuar 22 vjetoerin e lindjes, realizoi në portën e mbrojtur nga Alban Hoxha në minutën e 68-të të takimit.
Mesfushori në momentin e golit u përplas me portierin e të kuqve dhe u desh mënjeherë futja e mjekëve në fushë. Goditja e marrë ishte e fortë dhe Kallaku, autor i tetë golave këtë sezon, nuk ia doli të vazhdonte lojën.
Trajneri Edi Martini hodhi në fushë Florent Avdylin. Teuta momentalisht i gëzohet epërsisë dhe do mundohet ta ruajë epërsinë deri në fund. / abcnews.al