Janë mbyllur dy sfidat e sotme çerekfinale të DFB Pokal, Kupës së Gjermanisë. Bayern Munchen ka triumfuar me rezultatin 0-1 në transfertën e vështirë kundër Schalke 04, falë një goli të mesfushorit Kimich.
LEXO EDHE: VIDEO | Mbyllet pjesa e parë, vendos “perla” e Kimich përballë Schalkes
Gjermani lëshoi një silurë të bukur me të djathtën në minutën e 40-të të sfidës, për të shënuar golin e vetëm dhe për të çuar Bayernin në gjysmëfinalen e këtij kompeticioni. Ndërsa takimi tjetër, ishte mes Saarsbrucken dhe Dusseldorf.
Ekipi i Kategorisë së Katërt gjermane vazhdon rrugëtimin magjik, pasi e mposhti Dusseldorfit me penallti (1-1 koha e rregullt). Saarsbrucken i ka befasuar të gjithë në DFB Pokal dhe është padiskutim surpriza më e madhe e këtij sezoni në futbollin europian./abcnews.al
DFB Pokal, çerekfinale
Schalke – Bayern 0-1
Kimich 40′
Saarsbrucken – Dusseldord 1-1 (7-6)
Janicke 31′ / Jorgensen 90′
1 – FC Saarbrücken are the first team ever from the fourth league to advance to the semi-final of the DFB Pokal. Premiere. #DFBPokal @ersterfcs pic.twitter.com/gcZ95q3toy
— OptaFranz (@OptaFranz) March 3, 2020