Harry Kane jeton një tjetër moment triumfi personal. Sulmuesi anglez I Bayern Munih merr këtë të martë zyrtatarisht trofeun e “Këpucës së Artë” që e nderon atë si golashënuesin më të mirë në ligat evropiane për sezonin 2025-26.
Ai shënoi 36 gola në 31 ndeshje në edicionin e fundit të kampionatit gjerman, duke ndihmuar bavarezët të fityojnë titullin kampion. Kjo është “Këpuca e Artë” e dytë për Harry Kane, pas asaj të fituar po me Bayern Munich në sezonin 2023/2024.
Në sezonin e fundit, kapiteni i kombëtares angleze la pas me diferencë rivalët e tij të mëdhenj, Erling Haaland që shënoi 26 gola me Manchester City në Premier League dhe Kylian Mbape që realizoi 25 të tillë me Real Madrid në La Liga.
Me këtë triumph personal, Harry Kane e vendos emrin e tij në historinë e futbiollit, pasu vetëm dy futbollistë e kanë fituar “Këpucës së Artë” të Europës më shumë se dy here. Ata janë Lionel Messi, me gjashtë trofe dhe Cristiano Ronaldo, që e ka fituar atë katër herë në karrierën e tij.
Historia e çmimit përfshin 11 lojtarë të tjerë që e kanë fituar dy herë trofeun e golashënuesit më të mirë në Evropë, edhe pse një dallim i bazuar në sistemin e pikëve , që bën diferencën mes golave të shënuar në ligat kryesore dhe atyre në ligat evropiane të nivelit të mesëm ose më të vogla, ka filluar të zbatohet vetëm vitet e fundit./abcnews.al


