Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përplasjet brenda grupit, Rudina Hajdari lë Komisionin e Integrimit, zgjidhet kryetari

schedule18:00 - 3 Mars, 2020

schedule 18:00 - 3 Mars, 2020

Pas problemeve disa mujore për drejtimin e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari ju ka dhënë zgjidhje tensioneve duke rishpërndarë postet.

Ajo nuk dorëzon kryesimin e grupit, por ka lënë një prej detyrave që mban deri tani. Në një letër drejtuar kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruci, Rudina Hajdari kërkon të mos jetë më kryetare e Komisionit të Integrimit, por në vend të saj të jetë deputeti tjetër demokrat, Halit Valteri.

Po ashtu, grupi parlamentar demokrat kërkon që edhe kryesimi i komisionit të edukimit dhe medias, që drejtohet nga opozita të ndryshojë.

Tani komisioni drejtohet nga Fatjona Dhimitri, por Hajdari propozon të zëvendësohet me deputetin Halit Valteri.

I vetmi komision që nuk ndryshon, është ai i Shëndetësisë.

Gjithësesi, për këto ndryshime nuk mjafton vetëm vullneti i Rudina Hajdarit.

Kuvendi vendos me votë drejtimin e komisioneve parlamentare dhe përbërjen e tyre./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!