Likud e Benjamin Netaniau është sërish partia e parë në Izrael me 37 deputetë, duke përmbysur sondazhet dhe rezultatet e zgjedhjeve të shtatorit në vend.
Rivali i tij kryesor Beni Gantz, lider i partisë së qendrës Bardhë e Blu, ka ndaluar në 32 vende në parlament. Kjo është hera e tretë që vendi shkon në zgjedhje brenda një viti
Sipas të dhënave të para blloku i partive të djathta që mbështet Netaniaun mund të marrë 59 vende në parlament, dy më pak se sa numri i duhur për të pasur një mazhorancë.
Sfida e këtyre zgjedhjeve të parat në një situatë koronavirusi në Izrael me 18 qendra votimi të vecanta për më shumë se 56000 izraelitë në karantinë – duket ende pa fitimtar. Edhe pse rezultati është një triumf për Netaniaun i cili në 17 mars do të jetë në gjykatë ku do të përballet me akuzat për korrupsion, mashtrim dhe abuzim me pushtetin./abcnews.al