Dede: Tiranës s’i bën përshtypje kur pëson, Partizani i shënoi vetë golat

schedule22:47 - 2 Mars, 2020

schedule 22:47 - 2 Mars, 2020

Nevil Dede rikthehet sërish në emisionin “Pressing” në ABC News. Trajneri i Shqipërisë U19, në rolin e specialistit të futbollit, ndau mendimet e tij për shumë çështje, sigurisht edhe për derbin e kryeqytetit, Tirana-Partizani, që u fitua nga bardheblutë me rezultatin 5-1.

“Më takon të flas për anën teknike dhe për sjelljen e lojtarëve dhe trajnerit. Nuk më takon mua të merrem me moviolë. Fillimi ishte i mirë për Partizanin, e kishin përgatitur ndeshjen. Tirana është në eufori dhe nuk u bën përshtypje që pësojnë. Kanë përmbysur disa ndeshje. Deri te goli i katërt, të gjithë i shënoi Partizani vetë. Vetëm goli i fundit u shënua nga Muçi”.

“Një lojtar si Mala, tre muaj jashtë fushave, a mund të ndërrohet me Brojën? Janë disa problematika q Tirana i shfrytëzoi. I vetmi lojtar që po e përballonte ishte Broja. E di trajneri kë zëvendëson. Është e dhimbshme kur shënohet autogol në derbi. Gabimet janë disa te goli i katërt, nga mbrojtësi i majtë te qendrat. Partizani ishte përgatitur mirë, por nuk e zhvilloi aq mirë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!