Presidenti i serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë qëndrimit të tij në SHBA ka ripërsëritur qëndrimin e tij për taksën. Në këtë vizitë ai është takuar me me të dërguarin të posaçëm të SHBA-së, për Ballkanin Perëndimor, Metthew Palmer.
Pas këtij takimi, Vuçi deklaroi se Palmer por edhe Richard Grenell, i dërguari i posaçëm e presidentit donald trump, për dialogun Kosovë-Serbi, kanë theksuar rëndësinë e heqjes së tarifës prej 100 për qind për mallrat serbe.
Vuçic theksoi se vetëm pasi të ndodhë një gjë e tillë, me Kosovën mund të diskutohen çështje të rëndësishme thelbësore.
Gjithashtu kreu i shtetit serb tha se vendi i tij do të blejë armë nga Izraeli. Në një intervistë për Jeruzalem Post, Vuçiç tha se Serbia do të hapë një mison diplomatik si dhe një dhomë tregtie në Jeruzalem, në prepjekje që interesat e të dy vendeve të jenë në të njëjtën linjë./abcnews.al