Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Tapizë, në aksin Tiranë- Fushë Krujë. Tre automjete, janë përplasur mes tyre: një autobus dhe dy autovetura.
Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i makinës “Volksvagen” 59-vjeçari me incialet F. XH. Në këtë aksident janë plagosur 6 persona, disa prej tyre në gjendje të rëndë.
Ata u dërguan me urgjencë në Spitalin e Traumës.
Raportohet se shkak i përplasjes ishte hyrja kundravajtje e njerit prej automjeteve. Policia bën me dije se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 01.03.2020, rreth orës 17:30, në aksin rrugor Tiranë-Fushë Krujë, në Tapizë, janë përplasur mjeti tip “Benz” me një mjet tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin F.Xh.,59 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Po si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dhe 6 pasagjerë të tjerë të autoveturës dhe autobuzit, të cilët janë dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon zbardhjen e shkakut të aksidentit./abcnews.al