Kukësi del me njoftim për trajnerin e ri. Edhe pse pritej që të prezantohet Skënder Gega, me të cilin kishte edhe një akord, tashmë bëhet me dije se për momentin ekipi do të drejtohet nga Rraman Hallaci dhe konferenca e orës 16:00 është shtyrë.
“Konferenca e prezantimit të trajnerit nuk do të zhvillohet ditën e sotme! Nesër ekipi do të dalë në stërvitje dhe trajner i përkohshëm do të jetë ish-kapiteni Rraman Hallaçi, që rikthehet te Kukësi pas një aventure të suksesshme si futbollist.
Prezantimi i trajnerit të ri, do të bëhet në një moment të dytë për të cilin do të ketë njoftim! Faleminderit!”, njofton klubi i Kukësit përmes zyrës për shtyp. /abcnews.al