Besart Berisha, edhe pse 34 vjeç, po tregon se “vesin” e golit nuk e ka harruar. Sulmuesi shqiptar ka realizuar dy herë sot në kampionatin australian, teksa skuadra e tij Western United ka mposhtur me rezultatin 6-2 ekipi e Central Coast Mariners.
Sulmuesi, i cili më parë në Australi ka veshur fanellën e Melbourne Victory dhe Brisbane Roar, vijon të thellojë rekordin e tij, si shënuesi më i mirë në gjithë historinë e A-League. Me golat e sotëm ai e ka çuar shifrën e rrjetave të tundura në 129.
Berisha shënoi golin e parë dhe të fundit në takimin e sotëm të Western United dhe është në garë për “Këpucën e Artë”. Sulmuesi ka shënuar 13 gola në kampionat dhe rivalizon me MacLaren (14 gola) dhe Le Fondre (15 gola). /abcnews.al
Berisha's third goal against the Mariners this season.
? @FOXFOOTBALL #WUNvCCM #WUFC pic.twitter.com/6QVH9eitwF
— Western United FC ? (@wufcofficial) March 1, 2020