Sllovakët votojnë në zgjedhjet parlamentare, fiton partia opozitare

schedule09:25 - 1 Mars, 2020

schedule 09:25 - 1 Mars, 2020

Zgjedhjet parlamentare në Sllovaki janë fituar nga partia opozitare (OLaNO). Me pothuajse të gjitha rezultatet e numëruara, partia ka siguruar pothuajse 25% të votave.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se rezultati ka zbuloi se partia e qendrës së majtë Smer-SD, e cila mbizotëroi në politikën Sllovake për një dekadë fitoi pak më shumë se 18%.

Nga ana tjetër kryeministri Peter Pellegrini ka pranuar humbjen. Fushata zgjedhore u mbizotërua nga zemërimi i publikut për vrasjen e vitit 2018 të një gazetarit Jan Kuciak dhe të fejuarës të tij Martina Kusnirova. Fushata e partisë ishte e orientuar drejt luftës së korrupsionit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!