Biznesi dhe individet kane mare me pak kredi ne janar te 2020, vijojne te ndjehen efektet e termetit ne ekonomi

schedule14:39 - 29 Shkurt, 2020

schedule 14:39 - 29 Shkurt, 2020

Kreditimi i ekonomisë shqiptare  është tkurrur gjatë muajit janar të këtij viti. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në krahasim me një muaj më parë janë dhënë rreth 2 mld lekë më pak.

Kështu në janar të 2020 kreditimi i ekonomisë është në një vlerë prej 569 mld lekë nga  570.8 mld lekë që janë dhënë në dhjetor të  2019. Në këtë situatë mendohet se ka dhënë ndikim tërmeti i 26 nëntorit . Nga statistikat e Bankës së Shqipërisë rezulton se kredia për biznesin ka pësuar një tkurrje me rreth 2%.

Pjesa më e madhe e biznesve në vend janë të përqëndruara në Durrës dhe Tiranë zona të cilat u dëmtuan më shumë nga tërmeti dhe rënia e kreditimit tregon uljen e investimeve nga këto kompani. Ndërkohë nga të dhënat konstatohet rritje e kreditimit për individët.

Portofoli i kredisë për individët është 196 miliradë lekëve dhe bankat po mbështesin gjithmonë e më shumë kreditimin sidomos në drejtim të blerjes së banesave por nuk mbeten pas edhe kreditë konsumatore.Sipas monedhës kredia në lekë përbënte pjesën më të madhe me rreth 52.63% të totalit të kredisë së dhënë.

Ndërkohë sipas një vrojtimi të mëparshëm të Bankës së Shqipërisë rezulton se bizneset shqiptare kanë ndalur investimet në tremujorin e fundit të 2019.Sipas Bankës së Shqipërisë  kompanitë shqiptare kanë bërë kërkesa për kredi vetëm  për të shlyer detyrimet dhe pagat e punonjësve.

Po ashtu edhe pritshmëritë për tremujorin e parë të vitit 2020 janë pesimiste.Bankat e nivelit të dytë  presin një shtim të kërkesës për kredi nga ana e bizneseve, por e kufizuar vetëm në kreditë  për likuiditet. /abcews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!