Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Zvicra mund të përfaqësohet në “Eurovision” nga një shqiptar

schedule09:20 - 29 Shkurt, 2020

schedule 09:20 - 29 Shkurt, 2020

Më datën 4 të muajit mars, Zvicra do të shpallë fituesin e festivalit që do të përfaqësojë vendin në “Eurovision”.

Një emër shumë i lakuar për të fituar është ai i shqiptarit Gjon Muharremaj, i njohur nga të gjithë si Gjon’s Tears shkruan wiwiblogs.

Fansat po mbështesin pafund në rrjete sociale këngën e tij “Repondez-moi” dhe janë të bindur se Gjoni do ta përfaqësojë vendin në “Eurovision”.



Këngëtari ka lindur në Zvicër nga dy shqiptarë, nëna nga Shqipëria dhe babai nga Kosova.

Fillimisht, Gjoni e bëri për vete publikun shqiptar me pjesëmarrjen në “Albanian’s got talent” kur ishte në moshë të vogël.

 

Ndërsa më vonë mahniti Francën me zërin e tij në “The voice of France”.

 

Shpresojmë shumë që artisti shqiptar t’i bashkohet këtë vit Arilena Arës në “Eurovision”!

Ky festival do të mbahet këtë vit në Rotterdam.

Nata e parë gjysmëfinale e “Eurovision” do të mbahet më 12 maj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!