Refik Halili, presidenti i Tiranës, pas ndeshjes me Partizanin ka komentuar atë që ndodhi në fushë. Në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, ai tha fillimisht: “Është shumë e rëndësishme të fitonim. Luanim me rivalët që pretendojnë dhe janë për titull. Jam shumë i gëzuar. Për të folur për titullin është herët, ka shumë ndeshje.
Njëherë gabon shkon poshtë. Falënderoj futbollistët dhe stafin që i gëzuan tifozët, të cilët sakrifikojnë nga xhepat për të ndjekur skuadrën e zemrës. Ia vlejti dhe faleminderit të gjithëve”.
Rezultatin 5-1 Halili nuk e kishte menduar dhe këtë e pranoi: “Fola sot para ndeshjes dhe u thashë të mos na linin të vuanim. Duhet ta fillonim me vrull. Nuk e kisha menduar se do shënonim pesë gola. E rëndësishme ishte të fitonim dhe ia dolëm”.
Edhe pse triumfoi Tirana dhe është në vend të parë, Fanatics nuk i kursejnë thirrjet kundër presidentit në stadium. Halili gjithsesi nuk replikon: “Për tifozët nuk kemi çfarë themi. Nuk ka futboll pa ata. Janë oksigjeni i skuadrës. Gjithmonë, për ato çfarë thonë, ata kanë të drejtë”. /abcnews.al.