Sormani: Ndeshja u manipulua, mbaroi gjithçka pas minutës së 18-të

schedule21:40 - 28 Shkurt, 2020

schedule 21:40 - 28 Shkurt, 2020

Të flasësh pas një humbje 5-1 në derbi është shumë e vështirë, por Adolfo Sormani analizon ndeshjen dhe paraqitjen e skuadrës së tij në një prononcim për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.

ACARIMI – “Mëkat, ndeshja u mbyll pas 18 minutave, aty u vendos gjithçka. E nisëm mirë, krijuam 4-5 raste për gola dhe në dy minuta ndryshoi balanca e ndeshjes. I uroj kundërshtarët”.

GJYKIMI – “Pas sekondës së 55-së, u devijua një gjuajtje me dorë nga këndorja, duhet të ishte penallti dhe karton i verdhë. Nuk është se goli ynë e kompensoi golin që shënuam më pas, ai rast në fillim ishte penallti. Ndeshja në këtë pikë është e manipuluar, rregullorja thotë që ishte penallti për Tiranën, por jo karton i kuq. Këtu ndryshohen rregullat gjatë lojës. Analistët mendojnë që nuk është penallti rasti jonë? Më vjen për ta”. Komplimente Tiranës për fitoren, por kjo ndeshje zgjati vetëm 18 minuta”.

SHKARKIMI – “Unë nuk kam frikë për asgjë, sepse punoj nga mëngjesi në darkë. Presidenti ka të drejtë të bëjë vlerësimet e veta, por vazhdoj me kokën lart. Punoj gjithë ditën dhe jam i vendosur të vazhdoj përpara”.

MBROJTJA – “Gabohet kur kërkon të marrësh rezultat kur je me një lojtar më pak. Duhet të provonim të sulmonim. Për 70 minutat e tjera krijuam raste, edhe pse ishim në inferioritet. Zëvendësimi i Brojës me Malën? E përsëris, unë vazhdoj të them që skuadra nuk ishte e gjatë në fushë, por u detyruam të bënim presing lart, kjo të kushton. Tentova të fus një lojtar me eksperiencë për këto lloj ndeshjesh. E dija që nuk kishte formë fizike, por dëshira për të reaguar ndikoi në zgjatjen e skuadrës”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!