Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Defekti i Microsoft prek edhe Shqipërinë/ Arli Minga nga AKSK: Qytetarët të bëjnë kujdes, ja përmbajtjet që s’duhen klikuar

schedule13:36 - 13 Nëntor, 2026

schedule 13:36 - 13 Nëntor, 2026

TIRANË- Gjigandi i teknologjisë Microsoft ka probleme që prej mbrëmjes së djeshme, duke ndërprerë shërbimet në Outlook, Microsoft 365 dhe Teams. Miliona përdorues në të gjithë botën vazhdojnë të mos kenë akses në këto platforma.

Shkollat, mjekët dhe shumë biznese janë prekur nga kjo ndërprerje globale. Kompania tha se po punon për të rikthyer shërbimet, ndërsa përjashtoi mundësinë e ndonjë sulmi kibernetik.

Arli Minga, drejtor i monitorimit të incidenteve në Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike u shpreh në “Neës Line” se Microsoft e ka pranuar se deri tani nuk ka asnjë indicie për një sulm kibernetik. Ai theksoi se nga ky incident janë prekur mbi 400 milionë adresë, të cilat nuk kanë kryer punët e tyre të përditshme.



Ai apeloi te përdoruesit që në të tilla raste duhet të bëjnë kujdes për përmbajtjet që klikojnë, pasi sipas tij, faktorë dashakeqës synojnë të “peshkojnë” të dhënat e tyre.

“Prek punët e gjithkujt. Kjo është problematikë thelbësore. Microsoft e ka pranuar edhe vetë që nuk ka asnjë indicie që është sulm kibernetik. Janë afektuar shumë shërbime, se shkalla e afektimit është shumë e larët. Janë 430 milionë adresa që janë afektuar nga mungesa e këtij shërbimi.  Microsoft ka bërë kontrollin e saj teknik. Në situata të tilla, me një shtrirje kaq të madhe, aktorët keqdashës përpiqem të përfitojnë, duke u sjellë si Microsoft nëpërmjet linqeve dhe pikërisht kjo është arsyeja se pse autoriteti njofton dhe përpiqemi të njoftojmë publikun për situatën.  Mos klikoni asgjë të dyshimtë për të shmangur shpërndarjen e të dhënave” tha ai.

Ai tregoi detaje shtesë se si përdoruesit të kuptojnë më mirë se kur një link është i sigurt për t’u klikuar dhe kur duhet refuzuar në mënyrë kategorike.

Përpiqen të dërgojnë e-mail “Phishing”, ata dallohen në pjesën e gabimeve drejtshkrimore dhe te vetë emërtimi i linkut të domain-it. Duke qenë se aktorët keqdashës përdorin mjete moderne, përdorin edhe inteligjencën artificiale, por inteligjenca artificiale për fat të mirë me shqipen edhe gabon dhe këto ndryshime dhe fjalët e shkruara gabim aty mund të dallohen. Në numra shqiptarë kanë ardhur mesazhe në tentativë për marrjen e të dhënave bankare, por edhe në këtë raste kemi qenë në kontakt me autoritetet, por edhe me sektorin bankar, me të cilët jemi në kontakt të vazhdueshëm. Disa shërbime të Microsoft po fillojnë të normalizohen.”, pohoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!