Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Microsoft, bien disa platforma/ Nako: Nëse nuk zgjidhet brenda 24 orëve, problemi do të jetë shumë më i madh

schedule14:25 - 13 Nëntor, 2026

schedule 14:25 - 13 Nëntor, 2026

Eksperti për teknologjinë Erjon Nako, në një intervistë në “Money Report” në ABC News foli për defektin e përhapur në sistemet e Microsoft.

Një defekt që ka shkaktuar probleme të mëdha në nivel global, duke bërë që miliona përdorues të mos kenë akses në shërbime të rëndësishme si Outlook dhe Teams për më shumë se 12 orë.

Ndërprerja ka prekur një numër të madh biznesesh dhe institucionesh, përfshirë banka, administrata shtetërore dhe gjykata në vende të ndryshme të botës.



“Efekti është shumë më i madh, dhe është një gjë që është globale dhe janë të afektuara mbi 74 shtete në të gjithë botën. Pra kjo tregon që kjo nuk është një problem serverash. Te microsoft online efekti është shumë më i madh. Nëse nuk rikuperohet brenda ditës së sotme problemi do të jetë shumë më i madh. Bëhet fjalë për shumë shërbime, shërbimi shëndetësor, policisë, zjarrfikësve…Në BE shërbimi shëndetësor është më i prekur. Deri tani thuhet që nuk është një sulm kibernetik, po të ketë sulm kibernetik atëherë është skenar tjetër pasi duhet kohë e gjatë t’i rikthesh. ”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!