Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Paniku nga koronavirusi, ylli i Tottenham përfundon i izoluar ne karantinë

schedule18:47 - 28 Shkurt, 2020

schedule 18:47 - 28 Shkurt, 2020

Koronavirusi është tema e momentit në Europë dhe çdo vend tjetër. Të gjitha shtetet po marrin masa mbrojtëse dhe klubi i Tottenham ka vendosur të fusë një karantinë një prej yjeve të skuadrës. Flasim për Son Heung-Min, sulmuesin nga Koreja e Jugut.

27-vjeçari kishte shkuar në vendlindje për të kryer operacionin në bërrylin e djathtë, pas frakturës së pësoi në ndeshjen e 16 shkurtit kundër Aston Villa. Spurs nuk duan të rrezikojnë dhe kanë vendosur ta izolojnë lojtarin pas rikthimit në ishull, aty ku do të qëndrojë për 14 ditë në karantinë.

Unë nuk jam askush për të gjykuar këtë vendim, por në këtë situatë është e drejtë të merren masat e duhura nga qeveria dhe autoritetet. Tottenham do të ndjekë direktivat e tyre, pa asnjë dyshim“, deklaron Jose Mourinho. /abcnews.al

 

Son Heung-Min

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!