Deti i dallgëzuar që ka përfshirë gjirin e Durrësit, shoqëruar me reshje shiu dhe ere është bërë shkak për pezullimin e punës në disa sektorë në portin e qytetit.
Fillimisht puna është ndërprerë në sektorin e peshkimit. Dispeçeria ka urdhëruar ndalimin e lundrimit në det të hapur të peshkarexhave, deri në një urdhër të dytë për shkak të dallgëve, që arrijnë deri në 5 ballë.
Puna është pezulluar përkohësisht edhe në kalatën e ngarkim shkarkimit, si dhe në atë të përpunimit të mallrave, për shkak të redhjeve të shiut dhe erës. Tragetet e udhëtarëve nuk kanë hasur vështirësi ne lundrim, duke u ankoruar në kohë. /abcnews.al
Pezullohet lundrimi i anijeve në Durrës
schedule14:34 - 12 Shkurt, 2018
schedule 14:34 - 12 Shkurt, 2018