Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ishte sot në dy qendra Shëndetësore ku sikurse e citon ai problemet që kishte hasur ishin të njëjta.
Spahia ka vizituar qendrën nr.5 nga ku edhe doli në një deklaratë për mediat.
Spahiu tha se kishte vënë re se ministria nuk kishte marrë asnjë masë shtesë në rast se do të evidentohej një rast me koronavirus.
Madje Spahiu tregoi një rast që kishte ndodhur në këtë qendër shëndetësore. Disa qytetarë që kishin ardhur nga Italia dhe kishin kërkuar të bënin testin për koronavirus, ishin përcjellë duke u thënë që do të bënin një ekzaminim të tillë vetëm nëse temperatura kalon 38 gradë.
“Ka një fluks të shtuar pacientësh dhe nuk ka asnjë masë shtesë për të përballur një person të prekur.
Gjatë vizitës sonë u ngritën të njëjtat shqetësime, mungesë informacioni, pajisjeve të duhura, maskave të duhura dhe maskave të thjeshta kirurgjikale.
Mungesa e tutave mbrojtëse në rast të paraqitjes së një pacienti të dyshuar. Në një tjetër aspekt i rëndësishëm ishte përjashtimi total i strukturës së Shëndetit publik nga struktura apo grupi i punës.
Një përjashtim që reflektohet nga qendra deri në bazë, ndihen jo vetëm të braktisur, por edhe të shkëputur nga strukturat drejtuese të kujdesit shëndetësor.
Ajo që na u tha ishte edhe se disa pacientë të ardhur nga Italia kishin kërkuar të bënin testin, por ishin përcjellë duke u thënë që do të bëjmë një ekzaminim të tillë vetëm nëse temperatura kalon 38 gradë”, tha Spahia./abcnews.al