Legjendat e Real Madrid dhe Portos do të rikthehen në fushë. Ish-lojtarët do të bëhen bashkë për të zhvilluar një ndeshje bamirësie, në ndihmë të fëmijëve. Lajmin e ka konfirmuar klubi portugez në faqen zyrtare të saj.
Ndeshja do të zhvillohet në Madrid, në datën 29 mars. Do të jetë mitiku “Santiago Bernabeu” stadiumi që do të hapë dyert për këtë ndeshje. Fitimet nga biletat do të shkojnë për ata fëmijë që i janë bashkuar projektit të madrilenëve në çdo kontinent.
Në foton e publikuar janë edhe disa nga lojtarët që do të marrin pjesë në këtë event. Nga ana e Realit janë të konfirmuar emra si Kaka, Roberto Carlos, Arbeloa dhe Seedorf. Ndërsa për Porton do ta ri veshin bluzen bardheblu emra si Deco, Vitor Baia, Bosingwa dhe Raul Meireles. Futbollistët e tjerë dhe detajet e tjera do të publikohen në ditët në vijim nga ana e të dy klubeve. /abcnews.al