Disa zyrtarë të Komiteti Olimpik Ndërkombëtar kanë propozuar që ekipi i përbashkët korean i hokejt të nominohet për çmimin Nobel për Paqen. Kjo nismë është mbështetur edhe nga medalistja e artë në Lojërat Olimpike, Angela Ruggiero.
Është cilësuar gjerësisht si një zhvillim, që mund të qetësojë tensionet. Duke parë këtë ka ardhur edhe një propozim. “Çmimi Nobel për Paqen t’i jepet ekipit femëror të përbashkët Korean dhe kjo do të ishte një ide shumë e mire dhe e shkëlqyer”. Kështu të paktën është shprehur Ung Chang, një anëtar i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar i Koresë së Veriut, njëkohësisht dhe ish-kapiten i ekipit kombëtar të basketbollit të regjimit komunist, gjatë një vizitë të kryer në shtëpinë e ekipit Italian të Lojërave Dimërore, që zhvillohen në Pejongçan.
Ky propozim është mbështetur edhe nga ylli i hokejt në akull 4 herë kampione e botës dhe medaliste e artë në Lojërat Olimpike, Angela Ruggiero.
Ung Chang, i cili foli në një prononcim për mediat, së bashku me Zëvendëspresidentin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Mario Pescante, mendohen si dy aktorët kryesorë që mundësuan dialogun mes Koresë së Jugut dhe asaj të Veriut. Zyrtari i Penianit madje ngacmoi Pescante-n duke thënë se nuk dëshiron që ekipi i përbashkët i hokejt të nominohet për çmimin Nobel për Paqen, pasi përfaqëson Komitetin Olimpik Ndërkombëtar në Kombet ë Bashkuara dhe se është një politikan. “Për mua është një ide e mirë, por kjo varet nga Mario Pescante”, shton Chang./abcnews.al