Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Meloni shuan sherrin me Trump/ Kryeministrja italiane: Asnjë kërcënim për raportet Romë-Washington

schedule15:45 - 24 Qershor, 2026

schedule 15:45 - 24 Qershor, 2026

Marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Italisë u bënë qendër e vëmendjes botërore në javën e fundit, pas një përplasjeje mes Donald Trump dhe Giorgia Meloni për një foto në samitin e G7.

Por kryeministrja italiane edhe njëherë zgjodhi diplomacinë dhe theksoi se nuk sheh asnjë kërcënim për marrëdhëniet mes Romës dhe Uaashingtonit.

Në një aktivitet në kryeqytetin italian, Meloni tha se bashkëpunimi mes dy vendeve mbështetet në një histori të gjatë dhe të fortë e nuk do të vihet në dyshim nga një diskutim në mediat sociale.



Tensionet midis Trump dhe Melonit ishin ndezur ditët e fundit, të shkaktuara nga pretendimi i presidentit amerikan se Meloni i ishte lutur atij për një foto në samitin e fundit të G7 dhe se atij i kishte ardhur keq për të.

Meloni kundërshtoi ashpër, duke e quajtur pretendimin krejtësisht të sajuar dhe tha se Italia dhe ajo vetë nuk i lutën askujt.

E pyetur për debatin, Meloni tha se ishte vërtet e mërzitur nga ajo që ndodhi, por theksoi se nuk ka ndër mend ta çojë më larg dhe se bashkëpunimi dypalësh duhet të kthehet në normalitet.

Ajo shtoi se, përveç grindjes së fundit, bashkëpunimi midis dy vendeve kishte shkuar mirë edhe në javët dhe muajt e fundit.

Më herët dy liderët patën mosmarrëveshje gjatë luftës së Iranit, kur Italia nuk i lejoi Shtetet e Bashkuara të përdorin bazat e saj për të nisur sulme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!