“Rama përulet të heq çorapet dhe të lëpin këmbën”, Balliu: Përballë Metës këto lojëra kanë mbaruar

schedule10:35 - 27 Shkurt, 2020

schedule 10:35 - 27 Shkurt, 2020

Analisti Fahri Balliu e ka cilësuar protestën e thirrur nga Presidenti Meta një aksion të mirëfilltë politik. Balliu theksoi se Meta është një politikan realist. Në studion e “ABC News” me gazetaren Juli Xhokaxhi Balliu tha se pushtetit të kryeministrit po i vjen fundi.

“Situata të jashtëzakonshme prodhojnë episode të jashtëzakonshme, iniciativa e presidentin është për tu përshëndetur. Rama ka një oreks për të shtënë në dorë çdo lloj pushteti. Shohim rreth e rrotull se si ndërrohen kryeministrat, ndërsa këtu kemi një fiksim kultivimi ditkatorial të vjetër”, tha Balliu.

Sipas tij iniciativa e Presidentit Meta, është e logjikshme. “Ka filluar rënia dhe maja e sqepit të tij pushtetar të egër është në rënie dhe anija e ti shumë shpejt do të ndalet”, tha Balliu.

Bulevardi i mbushur plot nuk thotë asgjë, sa mund ta përdorë Meta mbushjen e bulevardit përveç anës simbolike si një lloj testimi për të provuar mbështetjen?

Balliu: Meta është politikan realist. Ai është në aksion politik. Është një aksion i mirëfilltë politik dhe do të japë rezultate.

Synimi i Ramës është të sulmojë Bashën, ndërsa Berisha ka një njohje më të thellë dhe kjo e bën të mos jetë pre e Ramës.

Rama përulet të heq çorapet dhe të lëpin këmbën, me pas kur fiton terren fillon një egërsi. Këto lojëra të Ramës përballë Metës i kanë mbaruar./abcnews.al