Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

SHBA/ Mijëra të evakuuar nga zjarret në Uashington

schedule13:25 - 2 Gusht, 2026

schedule 13:25 - 2 Gusht, 2026

Mijëra njerëz u urdhëruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre në Spokane, shteti i Uashingtonit, në veriperëndim të Shteteve të Bashkuara, për shkak të një zjarri që i është afruar.

Situata e krijuar detyroi guvernatorin lokal të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme.

Rreth 81 mijë hektarë u dogjën në 12 zjarre të mëdhenj në të gjithë shtetin e Uashingtonit, në një vit rekord, të katërt radhazi të thatësirës mbarëkombëtare, njoftoi zyra e guvernatorit Bob Ferguson.



Thatësira historike dhe erërat e forta po krijojnë kushte të rrezikshme në të gjithë shtetin, u shpreh guvernatori, duke shtuar se gjendja e jashtëzakonshme ndalon shumicën e zjarreve në natyrë dhe bujqësore, deri më 30 shtator.

“Ky është një nga vitet më të ngarkuar me zjarret në histori dhe jemi në gusht”, tha Komisioneri i Tokave Publike, Dave Upthegrove.

Zjarri me përhapje të shpejtë kapërceu lumin Spokane të shtunën pasdite dhe hyri në qytet.

Niveli më i lartë i alarmit të evakuimit u lëshua për zona të mëdha të Spokane-it verior, duke prekur mijëra njerëz në periferi të qytetit, sipas hartës së evakuimit të qeverisë.

Është ngritur një qendër strehimi për të evakuarit.

Shteti i Uashingtonit, në bregun e Paqësorit, kufizohet me Kanadanë, vend që në korrik u përball me një sezon të ri zjarri pyjor, i përshkruar si “një nga më intensivët në histori” nga kryeministri Mark Carney, me tre milion hektarë të djegur, aq sa sipërfaqja e Belgjikës.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!