Numri i të vdekurve nga përmbytja që goditi një vend turistik në Kinën veriperëndimore, një javë më parë, është rritur nga 10 në 25, siç raportuan sot mediat shtetërore.
Përmbytja, që gjithashtu shkaktoi 23 të plagosur shkatërroi zonën turistike Shuangshimen, më 26 korrik.
Shuangshimen është një destinacion popullor për alpinistët dhe kampistët në verë, i vendosur në rajonin malor të Gansu-së jugore, rreth 1 200 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit kinez Pekin.
Përveç numrit të të vdekurve, agjencia zyrtare e lajmeve Hsinhua raportoi se Komisioni Kombëtar i Parandalimit të Fatkeqësive i Kinës njoftoi se do të mbikëqyrë hetimin e katastrofës.
Kina është prekur rëndë nga kushtet ekstreme të motit këtë verë.
Në fillim të korrikut, 21 persona vdiqën në një rrëshqitje toke në të njëjtën provincë të Gansusë.


